Sot mund të mbyllet marrëveshja midis Barcelonës dhe Christensen

schedule15:05 - 9 Mars, 2022

schedule 15:05 - 9 Mars, 2022

Andreas Christensen do të jetë një lojtar i ri i Barcelonës. Siç raporton “Sport”, përfaqësuesit e lojtarit danez do të takohen sot me drejtuesit e Blaugranas me qëllim që të bien dakord të gjitha detajet e transferimit (pa kosto) të mbrojtësit. 

Lojtari i Chelseat do të nënshkruajë një kontratë për pesë sezonet e ardhshme, e cila padyshim do të hyjë në fuqi më 1 korrik.

Përfaqësuesit e Christensen, thuhet në të, mbërritën në qytet mbrëmë me një fluturim nga Londra. Sot do të jetë samiti me Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff dhe më pas, me gjasë, do të bisedojnë edhe me një anëtar të zyrës ligjore për të zyrtarizuar marrëveshjen e arritur pak ditë më parë./ h.ll/abcnews.al