Termocentrali i Çernobiliti rrezikon të çlirojë substanca të rrezikshme radiokative

schedule13:25 - 9 Mars, 2022

schedule 13:25 - 9 Mars, 2022

Ndërprerja e energjisë elektrike në termocentralin e Çernobolit, për shkak të luftimeve Rusi-Ukrainë ka ngritur shqetësime për rrezikun e rrjedhjes së substancave radioaktive në atmosferë.

Sipas kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore, termocentralit të Çernobilit i duhet energji elektrike për të ftohur karburantin bërthamor.

Nëse karburanti bërthamor nxehet atëherë ka rrezik që të çlirohen në atmosferë substanca toksike radioaktive.

Termocentrali bërthamor i Çernobilit është shkëputur plotësisht nga rrjeti elektrik për shkak të veprimeve ushtarake të pushtuesit rus . “Stacioni nuk ka më energji elektrike ,” thuhet në faqen e Ukrenergo në Facebook./abcnews.al/