Polonia: Çdo vendim për dërgimin e avionëve në Ukrainë duhet të merret nga të gjithë vendet e NATO-s

schedule12:38 - 9 Mars, 2022

schedule 12:38 - 9 Mars, 2022

Çdo vendim për t’i dërguar avionë luftarakë Ukrainës duhet të merret nga të gjithë vendet e NATO-s, tha kryeministri i Polonisë gjatë një vizite në kryeqytetin austriak, Vjenë, shkruan skynews

“Ne nuk ramë dakord të dërgonim avionë në Ukrainë sepse ky vendim duhet të merret nga të gjithë vendet e NATO-s,” tha Mateusz Morawiecki gjatë një konference për shtyp.

Kjo deklaratë vjen pas vendimit të SHBA-së, të cilët kanë refuzuar një ofertë të Polonisë për të dërguar avionëve luftarakë MiG-29, të prodhuar nga Rusia, në bazën amerikane në Gjermani, si mënyrë për të forcuar forcën ajrore të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara kanë synim që të rrisin dërgesat e armëve në Ukrainë, por ideja e dërgimit të avionëve luftarakë nga territori i NATO-s në një zonë lufte, “ngre shqetësime serioze për gjithë aleancën e NATO-s”, tha Pentagoni.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!