Mediat kanë raportuar histori të shumta të refugjatëve ukrainas të cilët po largohen nga agresioni rus në kërkim të një strehe të sigurt në vendet fqinje, shkruan BBC
Kreu i agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, UNHCR, tha se fokusi duhet të jetë ndihma e refugjatëve në kufi. Gjatë një konferencë për shtyp në Stokholm, komisioneri i lartë i UNHCR-së, Filippo Grandi tha se “tani ka ardhur koha që të përpiqemi të ndihmojmë refugjatët në kufi”, në vend që të diskutojmë se si dhe ku do të shkojnë këta refugjatë.
Ai vuri në dukje se Moldavia, e cila nuk është anëtare e BE-së dhe është në kufi me Ukrainën, pritet të ketë një fluks më të madh refugjatësh.
Grandi shtoi se numri i refugjatëve që janë larguar që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës ka shkuar në 2.2 milionë.
/abcnews.al