Gazetari Endri Xhafo ka shpalosur në ‘Log.’ në Abc, flamurin e betejës së Ukrainës, i cili iu dha dhuratë gazetares Karadaku nga një rreshter ukrainas, para agresionit rus.
Karadaku tha se flamuri i betejës së Ukrainës është me ngjyrat kuq e zi i njëjtë me atë shqiptar, ndërsa shpjegoi historinë.
Ajo tha se kur ngjyrat verdh e blu të flamurit ukrainas bashkohen me ngjyrat e gjakut, atëherë ai merr ngjyrat kuq e zi.
‘Dua të them se ky është flamuri i betejës i Ukrainës të cilën ma dhe një rreshter me emrin Oleg. Dua t5ë them se kur flamuri i Ukrainës përzihet me ngjyrat e gjakut, atëherë kemi këtë flamurin kuq e zi’, tha Karadaku. /Abcnews.al/