“Më solli gëzim dhe lumturi”, modelja e famshme feston 1-vjetorin e djalit, ndan pamjet nga festa

schedule22:53 - 8 Mars, 2022

schedule 22:53 - 8 Mars, 2022

Emily Ratajkowski po feston përvjetorin e parë të djalit të saj. Supermodelja 30-vjeçare ndau një seri fotosh në Instagram për të festuar këtë ditë speciale. Ratajkowski u dha fansave një paraqitje të shkurtër të vitit të parë të jetës së Sylvester.

“1 vit Sly”, ka shkruar ajo. “Gëzuar ditëlindjen për djalin tim të ëmbël.” Modelja shprehet se dita e lindjes së djalit ishte dita më magjike e jetës së saj ndërsa shtoi se vogëlushi i ka sjellë “gëzim dhe magji që nuk e kisha imagjinuar kurrë”.

Modelja ndau gjithashtu disa foto nga festa e ditëlindjes së djalit të saj, duke përfshirë një foto të vogëlushit duke buzëqeshur në tortën e tij shumëngjyrëshe dhe një tjetër duke qëndruar përballë tullumbaceve me emrin e tij.

Emily Ratajkowski son

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!