Një grua e moshuar është gjetur e pajetë këtë të mërkurë në një arë. Bëhet fjalë për një 75-vjeçare, e cila nuk është identifuar akoma nga policia. Ajo u gjet rreth orës 9:50 në një arë në Lundër të Tiranës.
Paraprakisht dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Kjo pasi nuk rezulton që të ketë në trup shenja dhune apo dëmtime të tjera./abcnews.al