Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situatë katastrofike, rusët pengojnë evakuimin e sigurt të ukrainasve në Mariupol, zyrtarja: Jemi pa ujë, pa energji, pa ushqime

schedule20:47 - 8 Mars, 2022

schedule 20:47 - 8 Mars, 2022

Autoritetet në Ukrainë thonë se nuk mundën të evakuonin civilët nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit edhe sot. Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk e përshkroi situatën humanitare në terren si “katastrofike”.

Lexo edhe: Blinken takim të paparashikuar me Macron në Paris, zbardhet biseda

Njerëzit prej ditësh kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike dhe se armëpushimet e përkohshme të premtuara nga rusët janë “shkelur”.

Një rrugë evakuimi për në Zaporizhia u bë e pamundur për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ruse në rajon, shkruan Skynews..

“Armiku ka nisur një sulm pikërisht në drejtim të korridorit humanitar”, tha ministria e mbrojtjes e Ukrainës, duke shtuar se trupat ruse “nuk i lanë fëmijët, gratë dhe të moshuarit të largoheshin nga qyteti”.

Mariupol është përballur me bombardime të rënda që nga fillimi i luftës me Rusinë, 13 ditë më parë dhe po përballet me mungesë ushqimi, ujë dhe energji elektrike./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!