Mund të tingëllojë e pabesueshme, por është e vërtetë: një veshje mund të duket e shtrenjtë, edhe nëse nuk është. Klisheja se një grua duhet të shpenzojë për të qenë elegante është kapërcyer prej shumë vitesh. Ka një sërë trukesh stilimi që mund të përmirësojnë asamblin dhe t’i japin një elegancë pamjes suaj.
Investoni në camel
Camel është një ngjyrë që na kujton palltot klasike prej kashmiri. Çdo pjesë në këtë ngjyrë jep një prekje luksoze.
Zgjidhni një çantë të madhe
Me rritjen e madhësisë, rritet edhe çmimi. Kjo është ajo që shpesh mendojmë kur shikojmë një çantë të një madhësie të caktuar.
Kini parasysh veshjet njëngjyrëshe
Një komplet njëngjyrësh është përveçse i sigurt dhe absolutisht elegant. Do të dukeni dhe më cool nëse vendosni aksesorë që përputhen.
Mos harroni lëkurën
Tekstura e lëkurës (jo domosdoshmërisht lëkura natyrale) ka diçka luksoze. Lëkura jep prestigj. /abcnews.al