“Ti je forca e femrës”, Fifi merr dedikimin emocionues nga partneri për 8 Mars

schedule17:26 - 8 Mars, 2022

schedule 17:26 - 8 Mars, 2022

Ndonëse kanë pak kohë bashkë, Fifi dhe Adis Patushi janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Këngëtarja ka treguar se është njohur me Adisin pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Shumë shpejt nisën një histori dashurie, e cila është ndër më të përfolurat në media.

Që kur pranuan publikisht se janë bashkë, nuk kanë munguar as dedikimet romantike ndaj njëri-tjetrit. Së fundmi, ka qenë Adisi i cili ka shkruar disa fjalë të ëmbla për këngëtaren me rastin e festës së 8 Marsit.

“Ti m’ke tregu e m’ke msu me e dasht femrën! M’ke msu me e kuptu se kush je! Ti je “Forca e Femrës”. Gëzuar 8 Marsin dashni.”, ka shkruar Adisi krahas një fotoje ku shihet bashkë me Fifin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!