Presidenti amerikan Joe Biden pritet të ndalojë sot importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA. Lajmin e bën të ditur CNN duke cituar burime tre burime nga brenda qeverisë.
SHBA pritet ta ndërmarrë këtë lëvizje në mënyrë të njëanshme, pa aleatët e saj evropianë, për shkak të mosmarrëveshjes midis shteteve evropiane lidhur me embargon për naftën dhe gazin rus.
Zyrtarët amerikanë vendosën, duke pasur parasysh presionin ekstrem politik në vend, që mund të veprojnë pa konsensusin e aleatëve evropianë.
Biden pritet të dalë në një deklaratë zyrtare për mediat rreth orës 04.45/abcnews.al/