Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u ka bërë thirrje kompanive ndërkombëtare që të bojkotojnë aktivitetet e tyre në Rusi.
Ukraine requests the ethically and socially responsible global businesses to stop or suspend operations with or in Russia, therefore refusing to finance its violence, murders, and crimes against humanity. Please read and share my full appeal to global business community below. pic.twitter.com/mazfXa7XU8
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 8, 2022
“Ju bëj thirrje të gjitha organizateve që t’i bashkohen bizneseve globale, të cilat tashmë kanë ndaluar ose pezulluar operacionet me ose në Federatën Ruse, duke refuzuar të financojnë dhunën, vrasjet dhe krimet kundër njerëzimit me taksat e tyre.
Sapo Ukraina të fitojë këtë luftë, ne do të fillojmë të rinovojmë infrastrukturën dhe ekonominë tonë, duke vazhduar rrugën e reformave për t’u bërë një anëtare e plotë e Bashkimit Europian.
Në këtë drejtim, dëshiroj tu bëj thirrjeve të gjithë kompanive të solidarizohen me Ukrainën dhe t’u bashkohen kompanive të tjera shumëkombëshe, të cilat tashmë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të filluar biznesin në vendin tim.
Kompanitë nga Apple tek Zara kanë njoftuar se do të ndalojnë operacionet e tyre në Rusi. Të tjerë, të tillë si Coca-Cola dhe McDonald’s po përballen me një reagim të ashpër për të mos u tërhequr nga Rusia,” përfundoi ministri.