Ritet satanike shqetësuese, Karamuço: Adoleshentët pre e lehtë, krijohet grupi i posaçëm për hetimin e tyre

schedule12:12 - 8 Mars, 2022

schedule 12:12 - 8 Mars, 2022

Profesor i kriminologjisë, Ervin Karamuço këtë të martë i ftuar në studion e ABC Live ka folur në lidhje me një ndër çështjet që tashmë është kthyer në një shqetësim për shoqërinë tonë veçanërish për moshat e reja atë të vëtëvrasjes nga ritet satanike.

Karamuço në fjalën e tij në studionne ABC Live me gazetaren Sibora Bitri ka deklaruar se ky është një fenomen shqetësues që thuajse prej një viti është përhapur shumë ne vendin tonë.

Ai ka treguar rastin e tre vajzave të mitura të cilat u zbuluan nga mësuesja që kishin shenja të çuditshme prerjesh në trup, dhe në tavolinën e një prej vajzave është gjetur i shkruar edhe simbole të ndryshme që kishin të bënin me djallin.

Eksperti gjithashtu theksin e ka vënë se tashmë është ngritur një grup i posaçëm punenë ministrinë e Brendshme që do të ndërmerret me hetimin e këtyre rasteve.

“Ka që në prill dhe në Maj të vitit tjetër që Shqipëria po kërcënohet nga ritet satanike. Siç ka qenë rasti i vajzave të Lamzës që humbën jetën . Gjithashtu kemi dhe rastin e zbulimit në një shkollë që kishin disa çarje të ndryshme në trup dhe në bankën e saj janë gjetur shkrime që kishin të bënin me djallin. Kjo është një çështje që tashmë po hetohet. Bindja ime nuk janë vetëm tre vajza që janë të mitura pir dikush që po drejton një kult të caktuar për të thithur një grupim të madh.

Shpesh adoleshentët nuk janë në gjegje që të kalojnë sfidat me të cilat përballen. Ndodh shpesh që prindërit i lënë të vetëm në dhomë që merren me telefonat dhe ndodh që të vetëlëndohen,. Dhe një tjetër problem i madh është se ka dhe persona që ndikojnë dhe inspirojnë që të bëhen rite të tilla që shtyjnë të rinjtë veçanërisht që të vetëlëndohen. Tashmë është ngritur një grup pune ekspertësh në ministrinë e Brendshme, janë ekspertë për të ndërmarrë masa institucionale dhe legjislative. Do të krijohet një front i tërë institucional dhe në bashkëpunim me shoqërinë civile për të përballuar këtë sfidë të madhe”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka folur dhe në lidhje me raporton e fundit të publikuar nga policia e shtetit ku rezultonin se 19 oficere ishin proceduar penalisht vetëm në një muaj.

Karamuço ka theksuar ss një fakti  tillë është shqetësues pasi tregon se akoma niveli social dhe ekonomik i policisë lë të për dëshiruar.

“19 oficere policie që vetëm në shkurt janë proceduar penalisht që nëse do i marrim në mesatare do të dalim në 250 policë në vit.

Çdo vit nga policia rreth 400 efektivë dorëhiqen nga policia për arsye nga më të ndryshmet kryesisht për kushte sociale. Oficerët që e kanë gruan pa punë, me qira dhe me fëmijë e provojnë por kur e shikojnë se nuk ka ecuri dhe mirëqenie ekonomike ato largohen. Së fundmi Drejtori i Përgjithshëm ka marrë masa  në lidhje me suportin e dhënë

Do të fillojë së shpejti një formë për blerjen e ushqimeve nëpër supermakete dhe në transportin. Këtu nuk po flasim vetëm për lodhjen, por për veshjen, për oraret e tejzgjatura etj.

Korrupsioni është një adrenalinë që të kërkosh mjete të ndryshme që të bëjnë ty të jesh motivuar dhe pse është kriminale. Por ne duhet që të krijojmë mundësi për ato njerëz që janë të ndershëm në krye të shtetit.

Vetingu i policisë së shtetit duhet që të vijonte pasi nuk është problematik vetëm përdorimi i lëndëve narkotike por dhe i pasurive të jashtëligjshme’, është shprehur eksperti./abcnews.al