Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka kërkuar largimiin e menjëhershëm të Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultateve zhgënjyese të 6 Marsit.
I ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Alizoti i quajti absurde justifikimet e Bashhës për të mos u larguar nga PD.
‘U shokova kur dëgjova që tha nuk ka humbur asnjë garë, kjo kalon në kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD nga ana historike e rrezikonte mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet’, tha Alizoti.
Sa i përket deklaratës së Bashës i cili tha se nuk njeh asnjë humbje, Alizoti tha se kreu i PD nuk jeton me realitetin.
Sipas tij është e palogjikshme që të qëndron në krye të një partie të cilën e ke shkatërruar.
‘U shokova kur dëgjova deklaratën e tij se ai nuk njeh humbje. Ky njeri sikur vjen nga Kozmosi. Ai duhet të largohen menjëherë’, deklaroi Alizoti. /Abcnews.al/