Mbrojtësi i Villarrealit, Alberto Moreno, ka mbyllur sezonin para kohe me Villareal.
Sezoni ka mbaruar për 28-vjeçarin pasi ka pësuar këputje të ligamentit të përparmë të gjurit të djathtë.
Në njoftimin e klubit spanjoll thuhet se ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar diagnozën e dëmtimit që e pësoi gjatë ndeshjes së La Liga kundër Osasunas në “El Sadar” ditën e shtunë.
Ish-futbollisti i Liverpoolit, i cili ka qenë i rregullt në mbrojtjen e Villarrealit, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në ditët në vijim. Moreno ka zhvilluar 35 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. /f.a/abcnews.al