OBSH: 7 punonjës shëndetësorë janë vrarë në 16 sulme nga rusët që prej fillimit të luftës

schedule19:35 - 7 Mars, 2022

schedule 19:35 - 7 Mars, 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se të paktën 9 persona midis tyre 7 punonjës shëndetësorë janë vrarë gjatë sulmeve ruse në institucionet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë që prej fillimit të hyrjes së ushtrisë ruse në vend, por shifra aktuale mund të jetë më e lartë, shkruan Skynews.

“OBSH ka verifikuar 16 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Ukrainë. Këto sulme ndodhën midis 24 shkurtit dhe 3 marsit. Më shumë incidente të raportuara janë aktualisht në proces verifikimi. Këto sulme kanë çuar në të paktën 9 të vdekur dhe 16 të plagosur. Të paktën 7 prej të plagosurve janë punonjës shëndetësorë,” shkruan OBSH në Twitter./abcnews.a;/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!