Ish-kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar në Kuvend shtyrjen e rezolutës për Ukrainën, duke thënë se ky nuk është një akti i mençur.
Berisha tha në foltoren e Kuvendit se duhet të ishin dy rezoluta që duhet të ishin diskutuar nga palët dhe të ishte rënë dakord që njër4a prej tyre të kishte kaluar sot në parlament, por mazhoranca sipas tij nuk ka rënë dakord.
Ai tha se duket e pakuptimtë që të shtyhet për një moment të dytë vendimi i rezolutës për Ukrainën.
‘Siç jeni në dijeni një rezolutë në mbështetje të Ukrainës është kërkuar të paktën 1 muaj më parë. Ajo që dua të them unë, një grup deputetësh kanë dorëzuar një rezolutë në parlament, ajo duhet të paraqitej, por mazhoranca refuzoi çdo lloj i kompromisi midis dy rezolutave, tani ju më thonë se ju befasisht keni shtyrë rezolutën për një ditë tjetër, po ky nuk është një akt i mençur. Që të ecni me imponim në një kohë që rezoluta sot duhet të vinte në parlament, tani ju për interesa të paqëndrueshme e keni shtyrë atë për javën tjetër. Nuk dua të bëj këtu beteja politike, sepse beteja kryesore është mes Rusisë, Ukrainës dhe botës së lirë’, tha Berisha.