Të paktën 13 persona janë vrarë në një sulm ajror nga rusët në fabrikën e miellit në Kiev, thonë shërbimet e urgjencës ukrainase, raporton Skynews.
Ndërkohë mësohet se pesë persona që ndodheshin në fabrikë gjatë sulmit janë shpëtuar.
Autoritete ukrainase njoftojnë se në fabrikën e miellit ndodheshin rreth 30 punonjës përpara se të ndodhte sulmi.
Lexoni KËTU të gjitha zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë
Që nga mëngjesi i sotëm, gjashtë korridore humanitare u hapën në Ukrainë, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes. Kjo pasoi një armëpushim të rënë dakord për të ndihmuar civilët të evakuohen në mënyrë të sigurt nga qytetet e Kievit, Mariupol, Kharkiv dhe Sumy.
Por çfarë po ndodh në Ukrainë?
-Rusia thotë se po hap korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve – kjo vjen disa ditë pasi përpjekjet e ngjashme në Mariupol dështuan pas bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse gjatë orëve të armëpushimit të rënë dakord, sipas Ukrainës.
-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve, pasi një sulm rus të dielën në Irpin vrau një familje të re.
-Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.
-Ka pasur bombardime të reja ruse në qytetin port jugor të Mykolaiv.
-Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do t’i japë Ukrainës 100 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar në funksionimin e qeverisë në mes të pushtimit rus.
-Çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008 pasi SHBA tha se po diskutonte një embargo të mundshme ndaj furnizimeve ruse me aleatët e saj./abcnews.al/