Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka paraqitur ditën e hënë në Komisionin e Politikës së Jashtme në Kuvend, amendamentin për daljen nga ‘Ballkani i Hapur.
Në amendamentin e tij Vasili kërkon daljen e menjëhershme nga ‘Ballkani i Hapur’ duke theksuar se kjo është tradhti që i bëhet Kosovës.
Në argumentin e tij Valisi thekson se ‘Ballkani i Hapur’ është një mbështetje e hapur ndaj Serbisë dhe mbështet hapur Rusinë, ndërsa shtojnë se ky proces do të shkatërronte ekonominë shqiptare.
“Dalje e menjëhershme nga ‘Open Ballkan’. ‘Open Ballkan’ mbështetje ndaj Serbisë që mbështet Rusinë, tradhti ndaj Kosovës. Ky proces është shkatërrim ekonomik ndaj shqiptarëve’, thuhen të amendamentin e propozuar nga Petrit Vasili./ Abcnews.al