Ministria e Jashtme ukrainase pretendon se trupat ruse kanë vazhduar të godasin me raketa qytetet duke përfshirë Kievin dhe Mariupolin këtë pasdite pavarësisht premtimit për krijimin e korridoreve humanitare, shkruan skynews
Ukraina tha se bombardimet po bllokojnë evakuimin e civilëve dhe ofrimin e ndihmës humanitare në disa zona. Që nga mëngjesi i sotëm, gjashtë korridore humanitare janë krijuar në Ukrainë, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Irpin tha se evakuimi i civilëve nga zona e rrethuar po vazhdonte pa problem.
Zona ndodhet rreth 12 milje në veriperëndim të Kievit dhe pranë aeroportit Hostomel.
/abcnews.al