Himarë – Sekuestrohen 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezësa dhe fitil zjarrpërcjellës.
Sipas policisë këto lëndë i janë gjetur në banesë 53-vjeçarit F. K., banues në Himarë.
Njoftimi i policisë:
Himarë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Detonatorët”, për goditjen e veprimtarisë së mbajtjes së lëndëve eksplozive.
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Himarë.
Sekuestrohen 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezësa dhe fitil zjarrpërcjellës.
Vihet në pranga poseduesi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që posedojmë lëndë eksplozive apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Detonatorët”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 53 vjeç, banues në Himarë.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në bodrum, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezës dhe fitil zjarrpërcjellës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
./abcnews.al/