Një person i dehur është vënë në pranga, pasi ka sulmuar me thikë të birin e tij dhe ka rrahur vajzën e mitur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës dhe sipas policisë, ndërhyrja në kohë parandaloi një krim familjar.
50-vjeçari u ndalua brenda në shtëpi, duke terrorizuar fëmijët e tij. Djalin e kishte plagosur me thike në dorë, ndërsa vajza u godit teksa hyri për të shuar sherrin mes vëllait dhe babait.
Policia e Vlorës njoftoi se ky person ishte nën efektin e alkoolit./abcnews.al