Polonia pritet të miratojë fondin prej rreth 2 miliardë dollarësh për refugjatët ukrainas

schedule12:23 - 7 Mars, 2022

schedule 12:23 - 7 Mars, 2022

Qeveria polake planifikon të krijojë një fond prej 8 miliardë zloty (1.75 miliardë dollarë) për të ndihmuar refugjatët e luftës nga Ukraina, sipas një zyrtari qeveritar të hënën, shkruan The Guardian

Sipas OKB-së ,më shumë se 1.5 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që kur Rusia filloi pushtimin më 24 shkurt. Më shumë se 1 milion kanë kaluar kufirin për në Poloni.

Qeveria do të prezantojë një projekt-ligj të hënën mbi një paketë ndihme për të ndihmuar refugjatët, së bashku me masat që i lejojnë ata të punojnë ligjërisht dhe të kenë akses në kujdesin shëndetësor publik dhe ndihmën sociale në Poloni.

“Supozimi ynë fillestar është se miratimi i fondit  prej 8 miliardë zloty. Kjo do të financojë furnizimet dhe strehimin që janë më urgjente por edhe aksesin në tregun e punës, përfitimet sociale dhe arsimin,” tha ministri Lukasz Schreiber.

Projektligji, i cili gjithashtu do të sigurojë një përfitim prej 300 zloty(65 dollarë) për çdo refugjat dhe ndihmë financiare për polakët që presin ukrainasit, u miratua nga parlamenti të martën në një procedurë të shpejtë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!