Sipas një zyrtari amerikan, Rusia ka lëshuar 600 raketa që nisja e pushtimit të Ukrainës. SHBA ka monituar luftimet e vazhdueshme në Kherson dhe Mykolaiv të dielën, ndërkohë që forcat ruse janë përpjekur të marrin kontrollin në Kiev, Khakhiv, Chernihiv dhe Mariupol, shkruan ukrinform
Por forcat ruse janë përballur me rezistencën e fortë të ukrainasve, duke ngadalësuar përparimin rus. Ndërkohë, kolona e automjeteve ruse në veri të Kievit është ende e bllokuar, dhe nuk ka asnjë informacion se sa larg ndodhet nga Kievi.
Në fund të javës së kaluar, ishte afërsisht 16 milje (25 kilometra) nga qendra e qytetit të Kievit. Presidenti Vladimir Putin filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Trupat ruse po bombardojnë dhe shkatërrojnë infrastrukturën, duke goditur me raketa zona të banuara në disa qytete të Ukrainës.
/abcnews.al