Teoria se koronavirusi doli nga një laborator në Wuhan duket gjithnjë e më e pamundur!

schedule18:28 - 6 Mars, 2022

schedule 18:28 - 6 Mars, 2022

Teoria se koronavirusi doli nga një laborator në Wuhan duket gjithnjë e më e pamundur, duke konfirmuar në këtë mënyrë variantin e parë se virusi u përhap në tregun e gjësë së gjallë.

Të paktën në dy dokumentet e reja i jepet përgjigje pyetjeve që ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje që janë: si, kur dhe ku SARS-CoV-2, që shkaktoi pandeminë, u shfaq për herë të parë te qeniet njerëzore.

The Economist ka zbuluar se në dokumente arrihet përfundimi se, deri në nëntor 2019, virusi ishte i pranishëm te kafshët në shitje në tregun me shumicë të ushqimeve të detit Huanan në Wuhan. Prej andej ai u përhap tek njerëzit në dy raste të veçanta në një javë ose më shumë larg njëri-tjetrit.⁠

Megjithëse punimet ende nuk janë rishikuar nga kolegët, analiza e tyre është vlerësuar nga studiues të pavarur! /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!