Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Handanovic nuk bën “naze”, redukton pagën dhe qëndron edhe për dy vite zikaltër

schedule15:45 - 6 Mars, 2022

schedule 15:45 - 6 Mars, 2022

Portieri i Interit, Samir Handanovic është një nga lojtarët kryesorë të zikaltërve. Gardiani slloven është pjesë e kampionëve të Italisë që prej vitit 2012, ndërsa dëshira për të vazhduar të mbajë veshur fanellën e zikalërve qëndron akoma.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit zikaltër po përgatisin rinovimin me “gardianin” 38-vjeçar, ku do t’i ofrohej një kontratë deri në 2024, ndërsa paga e tij pritet të jetë prej 3.5 milionë eurosh në sezon do të reduktohet në akordin e ri.

Në qershor do të zbarkojë Andre Onana, i cili do të vijë me parametra zero nga Ajax. Portieri afrikan do të rivalizojë fort për një post titullari me Handanovic, me Inzaghin që është i qetë në lidhje kuadratin. /f.a/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!