Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Edhe në botën tjetër do të të dua njësoj si sot”, dedikimi prekës i vajzës që humbi jetën bashkë me të fejuarin

schedule15:04 - 6 Mars, 2022

schedule 15:04 - 6 Mars, 2022

Jeta e çiftit të të rinjve, Almenia Karajt dhe Shkumbin Bratit u pre në mes si pasojë e aksidentit tragjik në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin Fushë-Krujë-Milot.


“Sa me fat jam që jetën do e ndaj me ty 04.03.2020″  këto ishin fjalët që e reja Almenia Karaj i dedikoi të fejuarit të saj Shkumbin Bratit dy ditë më parë, por fati deshi që ëndrrat e tyre të ndërpriteshin në mesa, pasi një aksident tragjik u mori jetën në afërsi të Thumanës.



Çifti kishte vetëm dy ditë që kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë. Brati ishte këngëtar që merrte pjesë në festa familjare. Pikërisht mbrëmjen e djeshme ata ishin në një festë ku Shkumbi Brati po performonte live. Pas festës, pak minuta pas mesnate çifti u përfshi në askident duke humbur jetën.

“Edhe në botën tjetër do të të dua njësoj si sot”, ky ishte një tjetër dedikimi prekës i 16-vjeçares Almeina Karaj ndaj të fejuarit të saj Shkumbin Brati 20 vjeç.

Në aksidentin tragjik humbë jentën edhe dy shoferët e makinave që u përplasën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!