Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë nesër raundin e tretë të bisedimeve, tha negociatori ukrainas David Arakhamia në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
“Rundi i tretë i negociatave do të zhvillohet të hënën,” tha Arakhamia pa dhënë detaje shtesë.
Lexoni KËTU të gjitha ngjarjet e sotme mbi luftën
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi të dielën se negociatori rus Leonid Slutsky konfirmoi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin Soloviev Live YouTube se raundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet më 7 mars.
Slutsky më herët i tha kanalit shtetëror rus Russia-24 se, “Gjatë raundit të dytë, pala ukrainase demonstroi aftësinë e saj për të negociuar”, sipas TASS.
“Ata e kuptojnë se jetët e njerëzve janë në rrezik. Ky është prioriteti ynë i përbashkët. Të paktën, kështu ishte gjatë bisedimeve,” tha Slutsky sipas TASS.
Arakhamia dhe Slutsky nuk thanë se ku do të zhvillohen negociatat. /abcnews.al/