Ciro Immobile është një nga sulmuesit më të rëndësishëm në Seria A te skuadra e Lazios. Në ndeshjen kundër Cagliarit, sulmuesi italian kishte ndeshjen e tij të 200-të, ndërsa ka vendosur një rekord sa i përket golave të shënuar.
Qendërsulmuesi i kombëtares italiane, me golin e shënuar në sfidën kundër Cagliarit është ngjitur në kuotën e 143 golave në Serie A me fanellën e Lazios.
Falë golit të sotëm Immobile ka barazuar Silvio Piolan, golashënuesin më të mirë të gjitha kohërave në kampionat të skuadrës bardhekaltër. /f.a/abcnews.al