Ministri i Ukrainës kërkesë Blinken: Vendosni sanksione shtesë ndaj Moskës

schedule20:36 - 5 Mars, 2022

schedule 20:36 - 5 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka kërkuar një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, raporton Reuters.

Kjo kërkesë e tij është bërë gjatë takimit me sekretarin amerikan i Shtetit, Antony Blinken në kufirin e Ukrainës me Poloninë, të shtunën për të diskutuar përpjekjet perëndimore për të mbështetur Ukrainën dhe për të izoluar Rusinë gjatë kësaj lufte.

“Një diskutim produktiv”, ka thënë ai për takimin me sekretarin e shtetit të SHBA. Sipas tij kanë rënë dakord që hapat e radhës ndoshta do të zbatohen në ditët e ardhshme. Ai tha gjithashtu se korridoret humanitare nuk ekzistojnë në Ukrainë sepse Rusia ka shkelur marrëveshjet.

Ministri i jashtëm ukrainas tha se Ukraina do ta fitojë luftën e saj me Rusinë përfundimisht, tha ai, por mbështetësit e saj ndërkombëtarë duhet të ofrojnë më shumë ndihmë për t’i dhënë fund konfliktit më shpejt.

“Ukraina ka nevojë veçanërisht për avionë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, tha ai, duke shtuar se armët anti-ajrore Stinger të ofruara nga vendet perëndimore po ndihmojnë. Forcat ukrainase rrëzuan tre avionë rusë të shtunën. Nëse vazhdojnë të na ofrojnë armët e nevojshme, çmimi do të jetë më i ulët. Kjo do të shpëtojë shumë jetë,” tha ai.

Kuleba tha se ai nuk pa përparim në bisedimet me Rusinë për një armëpushim që po mbahet në kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë, por “ne duhet të vazhdojmë të flasim”. Një raund i tretë i bisedimeve është planifikuar për të hënën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!