Zyrtari lokal i qytetit ukrainas: Armëpushimi në Mariupol zgjati jo më shumë se 30 minuta

schedule19:44 - 5 Mars, 2022

schedule 19:44 - 5 Mars, 2022

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, tha për BBC se armëpushimi i rënë dakord për evakuimin e civilëve nga qyteti zgjati “jo më shumë se 30 minuta”.

Një pauzë prej pesë orësh, e mbikëqyrur nga

Kryqi i Kuq, do të mbahej sot për të lejuar civilët të largoheshin nga Mariupol dhe Volnovakha, një qytet i vogël në veri të Ukrainës.

Lexo edhe: Rusia i bën thirrje BE-së dhe NATO-s të ndalojnë të furnizojnë me armë Ukrainën

Megjithatë, Orlov tha se qyteti i tij kishte qenë nën “bombardime të vazhdueshme”. Orlov akuzoi forcat ruse për “gjenocid” dhe tha se kishte “frikë” të mendonte se çfarë do të ndodhë me banorët tani, pasi qyteti nuk ka ujë, as energji.

Ai bëri thirrje për më shumë ndihmë ushtarake, duke përfshirë një zonë ndalim-fluturimi.

Rusia nuk ka komentuar mbi bombardimet e rinovuara, por ministria e saj e mbrojtjes tha se civilët nuk kishin përdorur rrugët e arratisjes nga Mariupol dhe akuzoi autoritetet ukrainase për pengimin e njerëzve që të largoheshin./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!