Vrasja tragjike e familjes shqiptare në Greqi, video nga magazina horror ku autori “fshehu” trupat

schedule12:23 - 5 Mars, 2022

schedule 12:23 - 5 Mars, 2022

Vrasja tragjike e familjes shqiptare me katër anëtarë në Greqi nga pronari i shtëpisë duket se ka qenë e paramenduar, shkruan protothema.gr, e cila ka publikuar pamje nga magazina e shtëpisë ku vrasësi kishte transportuar trupat e viktimave, për t’i ngarkuar më pas në një kamioçinë për të zhdukur gjurmët e tyre.

Sipas hetimeve të policisë, autori 57-vjeçar ka hyrë në banesën e familjes shqiptare nga magazina e më pas është futur brenda shtëpisë ku ka kryer krimin makabër. 57-vjeçari i cili tashmë është në duart e policisë helene ka rrëfyer me detaje vrasjen e katërfishtë të katër anëtarëve të familjes shqiptare Kloçi.

Ai ka rrëfyer se ka qëlluar me pistoletë 32-vjeçarin Armando Koçi dhe bashkëshortes e tij Maria, 37 vjeç, teksa çifti ndodhej në shtrat. Ndërsa ka mbytyr për vdekje 2 fëmijët e vegjë të familjes.
Sipas autoriteteve ka shumë mundësi që çifti të jetë vrarë në gjurmë.

Lexo edhe: Prindërit i vrau me armë, dy fëmijët i mbyti: Si e masakroi familjen shqiptare greku pasi donte t’i nxirrte nga shtëpia me qira pa mbaruar kontrata

Sipas të afërmve të çiftit shqiptar, Armando dhe Maria Kloci, 57-vjeçari ka pasur debate të forta me viktimat kohët e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve financiare në lidhje me qiranë e shtëpisë.
Fqinjët thonë se 57-vjeçari kishte arritur në pikën ku i kishte ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin banesës ku familja shqiptare jetonte. Autoritetet greke janë në kërkim të autorit të dyshuar, i cili rezulton i zhdukur që prej ditës së tragjedisë, shkruan protothema.gr.


Masakrës i shpëtoi djali 12-vjeçar i familjes që nuk ndodhej në shtëpi në atë moment, por jashtë duke luajtur.
Shoku i tij rrëfen:
“Ne dolëm për një shëtitje pasdite dhe në një moment shkuam së bashku në shtëpinë e tij për të marrë diçka që ai donte. Ai trokiti në derë, por askush nuk e hapi. Dhe ai na thotë të presim që të hyjë nga dritarja. Befas më thotë “hyni shpejt, diçka i ka ndodhur nënës”. Hyra nga dritarja, kërkuam në shtëpi dhe shohim fëmijën në krevat dhe menduam se po flinte. Pastaj pamë gjak në dhomën ku flinin prindërit. Por anëtarët e tjerë të familjes nuk i pamë në shtëpi. Më pas dola dhe shoku im doli duke mbajtur vëllanë tij, i cili kishte shenja të kuqe të ndezura në qafë dhe gjak në gojë”.
Vrau prindërit, mbyti dy fëmijët

Mjekësia ligjore ka zbuluar edhe shkakun e vdekjes së katër pjestarëve të familjes shqiptare në Andravida të Greqisë.
Ata u vranë në shtëpinë e tyre të mërkurën dhe më pas autori 61-vjeçar i vrasjes fshehu trupat, por kërkimet e policisë bënë që të gjendeshin dhe ai të arrestohej mbrëmjen e djeshme në Patra.

Siç tha për mediat greke, shefja e shërbimit mjeko-ligjor të Patrës, Angeliki Tsiola, “ trupi i babait 32-vjeçar dhe trupi i nënës 37-vjeçare kishin lëndime në kokë nga një goditje nga afër me armë zjarri”
Lidhur me dy fëmijët, përkatësisht tre dhe dy vjeç, Tsiola tha se “shkaku i vdekjes së të dyve është afsiksia nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!