Vendosja e sanksioneve, Rusia akuza Perëndimit: Po veproni si banditë

schedule11:46 - 5 Mars, 2022

schedule 11:46 - 5 Mars, 2022

Në një deklaratë këtë mëngjes, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka akuzuar liderët perëndimorë se po “sillen si banditë” në përgjigjen e tyre ndaj pushtimit të Ukrainës, shkruan skynews

Peskov paralajmëroi se Moska do të marrë masat e duhura. Ai nuk specifikoi se çfarë do të përfshinin masat, por tha se do të ishte në përputhje me interesat ruse.

“Kjo nuk do të thotë se Rusia është e izoluar,” tha Peskov. “Bota është shumë e madhe që Europa dhe Amerika të izolojnë një vend, dhe aq më tepër një vend aq të madh sa Rusia. Ka shumë më tepër vende në botë.”

Ai vazhdoi të paralajmërojë SHBA-në kundër vendosjes së sanksioneve ndaj eksporteve të energjisë ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!