Pas njoftimit të armëpushimit të përkohshëm nga Rusia, bëhet me dije se ka nisur evakuimi i civilëve nga Mariupol. Mediat e huaja bëjnë me dije se sipas afatit kohor të dhënë nga këshilli i qytetit, janë organizuar autobusët e parë për të lëvizur njerëzit në siguri nga tre lokacione në qytet duke filluar nga ora 11:00 me orën lokale.
Në kuadër të këtij vendimi, banorëve të qytetit u është thënë se ata mund të përdorin transportin e tyre për të udhëtuar në mënyrë të sigurtë përgjatë një rruge specifike në veri-perëndim për në qytetin e Zaporizhzhia gjatë armëpushimit, i cili zgjat nga ora 09:00-16:00 me kohën lokale.
Ndërkohë kujtojmë se Mariupol është bllokuar prej disa ditësh nga forcat ruse. Armëpushimi është gjithashtu në vend rreth qytetit të vogël të Volnovakha./abcnews.al