Ukraina ka bashkuar Europën, por çfarë duhet të bëjë BE për të?

schedule10:11 - 5 Mars, 2022

schedule 10:11 - 5 Mars, 2022

The Guardian

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Për 77 vite që nga viti 1945, njerëzit kanë krahasuar figura të ndryshme europiane me Adolf Hitlerin. Edhe krimet e luftës në ish-Jugosllavi, megjithëse janë të  krahasueshme me ato të nazistëve, nuk patën të njëjtën shkallë apo pasoja.

Tani kur bëhet fjalë për Vladimir Putin, për herë  të parë mund të bëjmë një krahasim jo me Hitlerin e Holokaustit, por me Hitlerin e vitit 1939, i cili pushtoi Poloninë. Tani po shohim çdo një orë, video me skena të ngjashme me Luftën e Dytë Botërore, raporton abcnews.al

Gjatë gjithë kohës, ukrainasit na kanë treguar se janë përballur me vdekjen për të mbrojtur atdheun, lirinë dhe Europën.

Me rezistencën që ka treguar gjatë javës së fundit, Ukraina tashmë ka transformuar imazhin e saj në mbarë botën. Njerëzit nuk do t’i harrojnë kurrë civilët që qëndruan para tankeve ruse. Ushtarët e ishullit të gjarpërinjve u than pushtuesve rusë  “shkoni p****, apo humanitetin që kanë treguar  ukrainasit duke u telefonuar nënave në Rusi për t’u thënë atyre se djemtë e tyre ushtarë të kapur janë ende gjallë.

Ukraina ka zgjuar më në fund në botën e rrezikshme në të cilën ndodhemi. Ka transformuar politikën gjermane në veçanti, dhe vendosmërinë e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, për të ndërtuar një Europë me të tre dimensionet e pushtetit – ushtarak, si dhe ekonomik dhe kulturor.

Pra, kjo është ajo që Ukraina ka bërë për Europën. Çfarë do të bëjë Europa për Ukrainën?

“Të tregoni se jeni me të vërtetë europianë” – kështu veproi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, sfidoi liderët e BE-së , në një fjalim pasionant në parlamentin europian.

Parlamenti Europian u përgjigj me një mocion duke thënë se institucionet e BE-së duhet të përgatiten për dhënien e statusit të kandidatit që presidenti ukrainas ka kërkuar gjatë bisedave me liderët e BE-së. Dhe nuk ka meritë më të madhe sesa të jesh i përgatitur për të dhënë jetën për të mbrojtur vlerat themelore të dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut të mishëruara në nenin 2 të traktatit të BE-së.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha sse “ne do të analizojmë kërkesën e Ukrainës”. Kontrasti midis gjuhës së këtyre dy “Europave”, Europës së procesit burokratik në kohë paqeje dhe Europës së luftës ekzistenciale është i mprehtë.

E vetmja përgjigje adekuate nga komuniteti politik thelbësor i Europës ndaj kërkesëstë presidentit ukrainas është që liderët e BE-së të thonë se Ukraina – duke luftuar ashtu siç është për të mbrojtur vlerat europiane pranohet menjëherë si një kandidate për anëtarësim në BE.

Ata duhet ta bëjnë diçka të tillë në samitin e tyre në Versajë javën e ardhshme, duke i dhënë kështu “Versajës” një kuptim të ri simbolik përtej traktateve ndëshkuese të paqes pas Luftës së Parë Botërore. Ka arsye afatshkurtra dhe afatgjata për marrjen e këtij hapi të jashtëzakonshëm në një kohë të jashtëzakonshme.

Së pari, është diçka që vendet europiane mund ta bëjnë në fakt pa i shpallur luftë Putinit.

Ne duhet të bëjmë gjithçka që  kemi në dorë për të ndihmuar ukrainasit në luftën e tyre.

E vërteta është se ndoshta asnjëra palë nuk mund ta fitojë këtë luftë.

Ukrainasit nuk do të lejojnë kurrë që vendi i tyre të pushtohet nga Rusia. Ata do të luftojnë me armë, por edhe me akte të panumërta të rezistencës civile, në rrugë, në fusha, në kodra. Por ata nuk mund ta mposhtin ushtarakisht forcën dërrmuese brutale të Rusisë së Putinit.

Prandaj, herët a vonë, do të vijë ai moment kur dikush duhet të ulet me përfaqësuesit e një krimineli lufte për të negociuar paqen. Nëse presidenti Zelensky është i përgatitur të pranojë statusin neutral të vendit të tij, siç ka lënë të kuptohet tashmë, qoftë vetëm për një periudhë të caktuar, atëherë ai duhet të tregojë popullit se sakrifica e tyre nuk ka qenë e kotë.

Rruga drejt anëtarësimit në BE do të zgjasë shumë vite dhe do të përballet me shumë pengesa. Për këtë pyesni vendet kandidate në Ballkanin Perëndimor. Por procesi i zgjatur i anëtarësimit do të shpaloste një kornizë në të cilën ukrainasit mund të vazhdojnë punën e tyre në kohë paqeje për të ndërtuar një demokraci të fortë dhe të begatë europiane dhe një demokraci në të cilën miliona refugjatë ukrainas që tani po ikin drejt perëndimit do të dëshironin të ktheheshin.

Në të kundërt, Putini do të krijojë një perde të re të hekurt dhe pas saj do të jetë Ukraina.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, dhe në terma afatgjatë, kjo do të nënkuptonte që Kremlini përfundimisht duhet të heqë dorë nga iluzionet e tij për rindërtimin e perandorisë ruse. Duke pushtuar Ukrainën, Rusia do të ishte ende një perandori. E çliruar nga barra e shtypjes së të tjerëve, Rusia mund të nisë vetë në rrugëtimin e gjatë drejt të qenit një shtet i madh europian, duke pasur një marrëdhënie të veçantë me BE-në dhe NATO-n.

Nëse BE-ja nuk e bën këtë lëvizje të guximshme, mesazhi nga kryeqytetet e Europës Perëndimore për europianët e rrethuar në Kiev dhe Kharkiv do të ishte një falenderim se si lufta heroike  në Ukrainë po krijon një Europë më të bashkuar, më të fortë, por që nuk ka vend për Ukrainën.”

Në këtë moment sfide ekzistenciale, Europa duhet të bëjë më shumë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!