U tha se u largua nga Ukraina, reagon Zelensky: Jam në Kiev

schedule07:25 - 5 Mars, 2022

schedule 07:25 - 5 Mars, 2022

Në disa artikuj të publikuar në media thuhej se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky  ishte larguar nga vendi.

 Zelensky  përmes një video të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, thekson se ai ndodhet në kryeqytetin Kiev dhe për asnjë moment nuk e ka menduar largimin.

“Çdo dy ditë dalin informacione se unë kam ikur diku, kam ikur nga Ukraina, nga Kievi, nga zyra ime. Siç mund ta shihni, unë jam këtu në vendin tim, Andriy Borisovich (Yermak) është këtu. Askush nuk ka ikur askund. Ne jemi në Kievduke punuar”, ka thënë  Zelensky. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!