Kryeministri britanik Boris Johnson telefonoi presidentin brazilian Jair Bolsonaro për luftën në Ukrainë

schedule05:48 - 5 Mars, 2022

schedule 05:48 - 5 Mars, 2022

Kryeministri britanik Boris Johnson telefonoi presidentin brazilian Jair Bolsonaro të enjten për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës, sipas degës së “CNN”, “CNN Brasil”.  Udhëheqësi britanik i kujtoi Bolsonaros se Brazili ishte një aleat “jetik” gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se zëri i Bolsonaros ishte “vendimtar” në këtë moment krize, raportoi “CNN Brasil”.

Një zëdhënës i Johnson tha se të dy udhëheqësit ranë dakord për “kërkimin e një armëpushimi urgjent” dhe ranë dakord që “paqja duhet të mbizotërojë”.

Sipas një deklarate nga zëdhënësi i Johnson, kryeministri shtoi se “civilët e pafajshëm po vriten dhe qytetet po shkatërrohen dhe bota nuk mund të lejojë që agresioni i Presidentit Putin të jetë i suksesshëm”.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!