Legjenda e peshëngritjes shqiptare, Leonard Toska është shpallur Qytetar Nderi nga Bashkia e Cërrikut.
Lajmi është bërë i ditur nga Bashkia e Cërrikut, ku thuhet se titulli Qytetar Nderi u dha me motivacionin: ”Për kontributin e tij në sportin e peshëngritjes, duke arritur rezultate të shkëlqyera në një periudhë të vështirë për vendin dhe duke sjell në këtë mënyrë rekorde botërore dhe frymëzim për peshëngritësit e rinj”,
Njoftimi:
“LEONARD TOSKA-QYTETAR NDERI”
Me motivacionin: ”Për kontributin e tij në sportin e peshëngritjes, duke arritur rezultate të shkëlqyera në një periudhë të vështirë për vendin dhe duke sjell në këtë mënyrë rekorde botërore dhe frymëzim për peshëngritësit e rinj”,
I nderuar që sot nën praninë e Prefektes së Qarkut Elbasan znj. Majlinda Perriu, ti jepja këtë titull profesor Nardit , si Kryetar i Bashkisë Cërrik por dhe si ish-nxënës i tij, në bazë të vendimit të Këshillit Bashkiak Cërrik.
Sporti I peshëngritjes në Shtërmen nuk mund të kuptohet pa profesor Nardin, ashtu si edhe profesor Nardin, nuk mund ta imagjinojmë pa ekipin e peshëngritjes së Shtërmenit.
Profesori këtë sport e ktheu në një kultur për të gjithë djemtë jo vetëm të Shtërmenit por të të gjithë zonës, dhe për ata që patën me shumë sukses e talent u dha një pasaport për të bërë krenar gjithë Shqipërinë me medaljet e tyre.
Faleminderit profesor Nardi!
/abcnews.al/