Xhaçka flet pas takimit të jashtëzakonshëm të NATO-s: Rusia do të hetohet për krime lufte

schedule17:36 - 4 Mars, 2022

schedule 17:36 - 4 Mars, 2022

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka folur pas takimit të jashtëzakonshëm të NATO-s. Ndër të tjera ajo tha se Gjykata Ndërkombëtare Penale do ta hetojë për krime lufte Rusinë. Ministrja thekson se Shqipëria ka rol domethënës në përpjekjet për të mbështetur Ukrainën.

“Sot u konfirmua sërish me forcë vendosmëria aleatëve për të mbështetur popullin e Ukrainës, në luftën heroike.

Shtete perëndimore kanë ndërmarrë masa në mbështetje të popullit të Ukrainës, duke i furnizuar me armatime, sanksione që po i japin goditje të rëndë Rusisë duke i rritur koston këtij agresioni kriminal që tashmë me bashkëpunimin e Shqipërisë i është referuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale për krime lufte.

Shqipëria, ka luajtur një rol domethënës sidomos në fushën e diplomacisë, ku pardje u arrit një fitore duke miratuar me shumicë votash një rezolutë të bashkësponsorizuar nga Shqipëria.

Theksova sot në takimin e NATO-s se duhet të ndalet sulmi mbi Ukrainën. Roli i Shqipërisë është vlerësuar maksimalisht nga aleatët”, tha Xhaçka.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!