“Luftë” e fortë nga skuadrat e mëdha për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Napolit

schedule10:04 - 4 Mars, 2022

schedule 10:04 - 4 Mars, 2022

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen është kthyer në një nga sulmuesit më të kërkuar që skuadrat e mëdha kërkojnë ta transferojnë gjatë merkatës së verës.

Në këtë mënyrë Osimhen ka përfunduar në radarët e klubeve të mëdha, ku Real Madrid dhe Manchester United janë në “luftë” me njëra-tjetrën për të bërë të tyrin 23-vjeçarin.

Sipas “Calciomercato”, të dy klubet mund të lëvizin për Osimhen në merkatën e verës, pavarësisht faktit se kontrata e tij aktuale me Napolin përfundon në vitin 2025.

Napoli pagoi 70 milionë euro për të nënshkruar me Osimhen nga Lille në vitin 2020 dhe çmimi i tij është rritur që atëherë.

Skuadrat që duan ta blejnë sulmuesin nigerian thuhet se duhet të paguajnë të paktën 100 milionë euro, pasi presidenti Aurelio De Laurentiis është i vështirë në negociata.

Ylli nigerian mburret me 21 gola nga 52 ndeshjet e tij të para për klubin nga Serie A. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!