Zjarrfikësit nuk janë në gjendje të arrijnë zjarrin në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit aty pranë Energodar, Dmytro Orlov, në një postim në Facebook.
“Termonçentrali Zaporizhzhia po njofton për një kërcënim në bllokun e parë të termocentralit! Zjarri në uzinë po vazhdon. Zjarrfikësit nuk mund të arrijnë vendndodhjen e zjarrit,” ka shkruar ai raporton “CNN”.
Më herët, kryebashkiaku postoi në Facebook duke thënë: “Luftime intensive po vazhdojnë në rrugët afër termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Luftëtarët tanë të Gardës Kombëtare po mbrohen. Ka viktima, por numri dhe gjendja e saktë deri më tani nuk mund të përcaktohet në këto rrethana”. / abcnews.al