Një student indian në Ukrainë refuzoi të ikte nga vendi pas pushtimit rus, pasi kur linjat ajrore ndaluan fluturimet për qenin e tij.
Rishabh Kaushik, një student i vitit të tretë të inxhinierisë kompjuterike në Universitetin Kombëtar të Kharkiv, kishte planifikuar të fluturonte në shtëpi në Dehradun në Indi më 20 shkurt me familjen e tij, e cila zotëron një kompani në Ukrainë.
Por Kaushik nuk mundi të merrte miratimet e nevojshme për të marrë qenin Maliboo, kështu që ai refuzoi të largohej.
“Pastaj vendosa që nëse qeni im nuk mund të largohet, as unë. E di që ekziston rreziku nëse qëndroj, por nuk mund ta lë atë. Kush do të kujdeset për të nëse unë largohem?” u shpreh ai përmes një video të publikuar në Facebook.
/abcnews.al