Braktis pallaskën për të marrë armën, ylli i tenisit lufton në Ukrainë

schedule21:21 - 3 Mars, 2022

schedule 21:21 - 3 Mars, 2022

Ylli kryesor i tenisit ndan imazhin e tij me armë dhe jelek antiplumb

Në vitin 2013, Sergiy Stakhovsky eliminoi Roger Federer nga Wimbledon në një fitore historike. Sot ai qëndron në një jelek antiplumb dhe mban një armë, gati për të luftuar për Ukrainën.

Ylli ukrainas i tenisit arriti një renditje të lartë në karrierë, i 31 në botë dhe fitoi katër tituj të turneut ATP.

Pasi u tërhoq nga tenisi profesionist vetëm disa javë më parë, ai tha se kishte ndërmend të shkonte në Kiev për të luftuar.

Në një postim në Instagram sot, ai tha: “Asnjëherë në jetën time nuk do të prisja që të vishja një jelek antiplumb në Kiev”./ h.ll/abcnews.al