Bisedimet me Prishtinën, Vuçiç takon kreun e Kishës Ortodokse

schedule11:21 - 10 Mars, 2019

schedule 11:21 - 10 Mars, 2019

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka kërkuar bekimin e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe për të vijuar bisedimet me Prishtinën. Gjatë një takimi të zhvilluar të dielën, Vuçiç dhe Irinej kanë rënë dakord se shteti dhe kisha serbe duhet të kenë qëndrim të njëjtë sa i takon Kosovës.

Është ora 7 e mëngjesit. Patriarkana e Kishës Ortodokse Serbe është bërë gati për të pritur krerët e shtetit. Kisha ortodokse ka patur zëra që nuk i kanë pëlqyer politikës, por kryesisht qëndrimi zyrtar për Kosovën ka qenë se duhet zgjidhur brenda Kushtetutës së Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, bashkë me kryeministren e shefin e diplomacisë u takuan patriarkun Irinej. Gjendja në Kosovë po vështirësohet gjithnjë e më shumë vlerësuan në takim.

Patriarku tha se është me rëndësi që shteti dhe kisha të kenë mendime të përbashkëta. Për Kosovën duhen veprime të kujdesshme. Vucic vlerësoi se platforma është ofenduese dhe se nuk mund të negociohet mbi këto parime.

Mirosllav Gavriloviç-Irinej, patriark i Kishës Ortodokse Serbe:  “Është me rëndësi të kemi një mendim të përbashkët për këtë problem dhe se si të reagojmë. Kjo ka qenë tema dhe këto takime duhet të bëhen më të shpeshta. Ashtu siç paraqiten problemet, ashtu edhe ne duhet të flasim dhe të gjejmë zgjidhjen e duhur. Të kemi një qëndrim edhe si kishë, edhe si shtet”.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Tani kemi të ngritura edhe 10 fletë-arreste për serbët për kush e di se çfarë. E keni parë që zoti Thaçi ka thënë vetë se disa prej këtyre serbëve duhen dëbuar nga veriu. Kjo na tregon se çfarë kanë në plan dhe cilat do të jenë veprimet e tyre në të ardhmen. Puna jonë është e tillë që të jemi gati për bisedime, por këto bisedime duhen bërë me ata që duan të bisedojnë”.

Ky takim u zhvillua pas një reagimi të ashpër për platformën e Kosovës. Kundër idesë së Vuçiç për përkufizimin kanë qenë zëra të kishës nga Kosova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!