Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron tha se qëllimet e operacionit të Rusisë në Ukrainë, çmilitarizimi i saj dhe statusi neutral do të përmbushen në çdo rast, shkruan BBC
Të dy liderët diskutuan gjatë ditës së sotme rreth situatës në Ukrainë, në një telefonatë që zgjati 90 minuta.
Putin tha se çdo përpjekje e Kievit për të vonuar negociatat do të rezultonte në rritjen e kërkesave nga ana e Moskës.
/abcnews.al