Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Artisti i famshëm padit ish të dashurën për shpifje

schedule14:03 - 3 Mars, 2022

schedule 14:03 - 3 Mars, 2022

Marilyn Manson ka paditur ish të dashurën, Evan Rachel Wood për shpifje. Aktorja amerikane ka thënë se këngëtari e ka përdhunuar dhe abuzuar gjatë marrëdhënies së tyre. Këngëtari thotë se ish partnerja dhe Illma Gore kanë bërë prentendime të rreme, përfshirë një letër nga FBI për të bindur gratë e tjera që të paraqiteshin me akuza për abuzim seksual.

Në padi, thuhet se Wood e paraqiti Manson-in si “një përdhunues dhe abuzues – një gënjeshtër keqdashëse që ka prishur karrierën e suksesshme muzikore, televizive dhe filmike”. Në vitin 2017, Wood tha se ajo ishte përdhunuar dhe dha dëshmi në një komitet të Kongresit në 2018, pa përmendur askënd. Më pas, në shkurt të vitit 2020, tha se ai “abuzoi tmerrësisht me mua për vite me radhë”.

Disa gra të tjera dolën me akuza të ngjashme. Por këngëtari amerikan thotë se “Wood dhe Gore u angazhuan në një komplot që “rekrutoi, koordinoi dhe ushtroi presion ndaj akuzuesve të mundshëm për t’u shfaqur njëkohësisht me akuzat për përdhunim dhe abuzim kundër tij.” Manson dhe Wood zbuluan se ishin çift në vitin 2007, u fejuan por më pas u dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2010. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!