Ukrainasit vrasin Gjeneralin e “Spetsnazëve” rusë, shokët e vajtojnë

schedule13:30 - 3 Mars, 2022

schedule 13:30 - 3 Mars, 2022

Një figurë e lartë ushtarake ruse është vrarë në Ukrainë, sipas mediave duke cituar një postim në rrjetet sociale nga kolegu i tij.

Mediat ukrainase të lajmeve raportuan se Andrei Sukhovetsky, një ndër gjeneralët që drejtonin sulmin mbi Ukrainë si edhe forcat speciale “Spetsnaz” ishte vrarë dje pasdite.

Mediat cituan një postim në VKontakte që njoftonte vdekjen, shkruar nga Sergei Chipilev, një përfaqësues i grupit të veteranëve rus, “Vëllazëria në Ushtri”.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

“Me dhimbje të madhe mësuam lajmin tragjik për vdekjen e mikut tonë, gjeneralmajor Andrei Aleksandrovich Sukhovetsky, në territorin e Ukrainës gjatë operacionit special ushtarak”, thuhet në postimin e tij, pa specifikuar rrethanat.

Christo Grozev, drejtor ekzekutiv i uebsajtit të verifikimit të fakteve Bellingcat, postoi në Twitter lajmin për vdekjen, duke shtuar se ky ishte një demotivim i madh për forcat ruse. /abcnews.al