Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bërë njoftimin se luftëtarët e parë të huaj kanë mbërritur në Ukrainë, për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit nga pushtimi rus.
“Ukraina përshëndet luftëtarët e huaj vullnetarë. 16 mijë luftëtarët e huaj tashmë janë në misionin e tyre për të mbrojtur lirinë e vendit tonë për të gjithë ne”, tha Zelensky nëpërmjet në video mesazhi në Facebook, shkruan CNN.
Megjithatë Zelensky nuk specifikoi se nga cili vend kanë ardhur luftëtarët vullnetarë.
KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë
Qeveria ukrainase u ka bërë thirrje njerëzve në mbarë botën që t’i bashkohen luftës kundër Rusisë./abcnews.al/