Në Rusi vijojnë protestat e qytetarëve të cilët janë kundër luftës në Ukrainë të nisur prej një jave.
Mediat e huaja bëjnë me dije se mes të arrestuarve që kanë dalë në protestë kundër luftës, është dhe e moshuara Yelena Osipovan, një nga të mbijetuarit e rrethimit të Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ajo po protestonte në Shën Petersburg të mërkurën kundër luftës në Ukrainë, duke i mbajtur dy pankarta në duar.
Osipova, është e njohur jo vetëm për aktivizimin dhe artin e saj, por edhe për faktin se i mbijetoi rrethimit nazist të Leningradit si fëmijë, u pa duke mbajtur në duar pankarta ku përfshiheshin mesazhe që u bënin thirrje ushtarëve rusë t’i lenin armët.
Ndërkohë në lidhje me protestat e zhvilluara në Rusi deri më tani janë arrestuar mijëra rusë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë./abcnews.al
Russia police detained a well-known survivor of the Siege of Leningrad Yelena Osipova at an anti-war protest pic.twitter.com/bJ8cw6T85C
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) March 2, 2022