Lufta në Ukrainë, banorët: Kemi nevojë për ushqim dhe ndihma mjekësore

schedule10:46 - 3 Mars, 2022

schedule 10:46 - 3 Mars, 2022

Sot është dita e 8 e luftimeve në Ukrainë. Të paktën katër shpërthime kanë ndodhur në orët e para të së enjtes në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev. Granatat ruse vranë 8 civilë afër qytetit Kharkiv, shkruan BBC

Ndërkohë situata në një tjetër qytet vazhdon të përkeqësohet. Forcat ruse kanë përparuar në Kherson, ndërsa banorët bëjnë thirrje për ushqime dhe ndihma mjekësore. Një banor ka hapur një qendër vullnetare për të ndihmuar njerëzit me ushqim, ujë dhe ilaçe.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

Ai tha se furnizimet me ushqime janë të pamjaftueshme dhe ka shumë civilë të plagosur që kanë nevoje të marrin mjekim jashtë vendit.

Sipas tij, rusë “nuk po lejojnë Kryqin e Kuq të sjellë ilaçe dhe ambulanca për të ndihmuar njerëzit”.

Unë kam kaluar të njejtën përvojë në Donetsk në 2014 dhe erdha këtu në Kherson për të ndihmuar sapo pak njerëzit.” “Unë mendoj se pas disa vitesh, Ukraina do të jetë e lirë dhe jo nën ndikimin e Rusisë,” përfundoi ai.

/abcnews.al